SHQIPËRI

Kapja e 2.3 tonëve kokainë, arrestohet në Spanjë kreu shqiptar i celulës së “Kartelit Ballkanik”

Policia spanjolle ka arritur të arrestojë një shtetas shqiptar, të konsideruar si një nga drejtuesit e celulës së “Kartelit Ballkanik”, përgjegjës për 2.3 tonë kokainë të kapur disa ditë më…

Policia spanjolle ka arritur të arrestojë një shtetas shqiptar, të konsideruar si një nga drejtuesit e celulës së “Kartelit Ballkanik”, përgjegjës për 2.3 tonë kokainë të kapur disa ditë më parë në anijen e peshkimit “Bestarruza” ku u arrestuan 4 anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve 2 shqiptarë. Dy të tjerët janë një argjentinas dhe një afrikan nga Cabo Verde.

Operacioni i DEA Amerikane në bashkëpunim me strukturat e autoriteteve policore spanjolle, sipas mediave, i dhanë një goditje të fortë kësaj celule të vendosur në Galicia, në pritje të ngarkesave me kokainë.

Veç drogës së sekuestruar në anije, kontrollet në A Coruna zbuluan 200 mijë euro cash dhe një automjet tip “Maserati” në pronësi të kreut të grupit. Shqiptari është arritur të kapet në një hotel, teksa ishte nisur drejt Madridit sapo kishte marrë vesh kapjen e ngarkesës së kokainës.

Banner

Related posts

Në KQZ shkojnë dy PD/ Një kërkesë nga Berisha dhe tjetra nga Alibeaj me emrin e Bashës

admin

Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Ambasadorja Kim: Në Evropë po përballemi me situatë kritike

admin

Veliaj: Do jem kryetar i të gjithëve, socialistëve e demokratëve

admin

Leave a Comment