SPORT

Kapiteni i Kombëtares së Turqisë dhe djali i tij humbën jetën nga tërmeti shkatërrues

Kapiteni i kombëtares turke të hendbollit Cemal Kutahya dhe djali i tij Çinar kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën rajonet jugore të Turqisë javën e kaluar, konfirmoi Federata Turke e Hendbollit (FTH).

“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e të dashurit tonë Cemal Kutahy, kapitenit të ekipit tonë të hendbollit për meshkuj, dhe djalit të tij Çinar, të cilët u gjendën pa jetë nën rrënojat e shtëpisë ku jetonin në Antaki”, njoftoi federata.

FTH shprehu ngushëllimet për familjen Kutahya dhe deklaroi se do të bëjnë gjithçka që emri dhe kontributi i tij në sport të mos harrohet kurrë.

“Faleminderit për gjithçka që i ke dhënë vendit tonë, Cemal, jemi të lumtur me ty, nuk do të të harrojmë”, thuhej në deklaratën e Federatë Turke të Hendbollit.

Presidenti i FTH-së, Ugur Kiliç, njoftoi gjithashtu në Twitterin e tij.

“Cemal Kutahya ishte një burrë dhe sportist me zemër të madhe dhe kapiten në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ti përqafove djalin, shkuat në parajsë. Më vjen shumë keq. Nuk kemi gjetur ende gruan dhe vjehrrën e Cemalit..”, ka shkruar Kilic.

Banner

Related posts

Milani në çerekfinale të “Championsit” pas 11 viteve

admin

Krenar për atë që ka arritur te Reali

admin

Shkëlqen Elfat Mustafi, fitues në eventin prestigjioz “Milano in the Cage 15” kundër Jouini

Admin2

Leave a Comment