AKTUALE

Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, denoncon skandalin e bulevardit “Boris Kidriç”

Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka denoncuar një skandal të rëndë për ndërtimin e bulevardit “Boris Kidriç”, i cili sipas tij po ndërtohet pa leje ndërtimi. Ai i bëri thirrje Komunës që menjëherë të ndalojë punimet, duke theksuar se ky bulevard, si një nga rrugët më të rëndësishme të qytetit, nuk mund të ndërtohet në mënyrë të paligjshme.

Rexhepi i kërkoi gjithashtu Prokurorisë Publike të Tetovës që të hapë hetime për këtë rast, i cili, sipas tij, përbën vepër penale dhe parashikon dënim me burg nga 3 deri në 8 vjet.

“Ky është një fyerje ndaj qytetarëve. Ashtu siç po ndërtohet në mënyrë të egër ky bulevard, ashtu është edhe udhëheqësia e Komunës,” u shpreh Rexhepi, duke shtuar se me ardhjen e tij në pushtet bulevardi do të ndërtohet siç i ka hije një qyteti modern.

Ai premtoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij nuk do të lejohen më ndërtime pa leje në Tetovë.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Viti 2024 do të sjellë ndryshimin e shumëpritur

Gjyla Halili

“Zoti ka dashur që ne të jetojmë në shtet të përbashkët”, krerët fetarë në Maqedoninë e Veriut nënshkruan deklaratë për ruajtjen e bashkëjetesës

Gjyla Halili

Grubi: Heqja e kufirit me Kosovën së shpejti, propozimi ka kaluar në dy Qeveritë

Gjyla Halili