SHOWBIZ

Ju kishte marrë malli t’i shihnit yjet e “Friends”? Tre aktoret bëhen bashkë në “Hollywood Walk of Fame”

Tre yjet e “Friends” u ribashkuan së fundmi për një arsye shumë të veçantë.

Jennifer Aniston dhe Lisa Kudrow shoqëruan aktoren Courteney Cox për të marrë yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame”.

Aniston publikoi në rrjetin e saj social Instagram një seri fotosh të ngjarjes duke lavdëruar Cox-in. Fotoja e parë tregon Aniston dhe Kudrow duke qëndruar pranë Cox, e cila mbante në duar çmimin e saj.

Fotoja e dytë tregon 2 yjet e “Friends” duke përqafuar Cox dhe tjetra është një foto duke u përqafua gjatë një skene ikonike në “Friends” dy deri në tre dekada më parë. Ndërkaq, Aniston ka shkruar:

“Shumë krenare për vajzën tonë @courteneycoxofficial sot. Unë i dua këto gra me çdo grimë të zemrës dhe shpirtit tim. Festuam për atë dhe arritjet e saj të pabesueshme”.

Rikuktojmë, se kasti i “Friends” ka mbetur miq të ngushtë ndër vite dhe në vitin 2021 aktorët patën një ribashkim emocional. Para disa kohëve, Jennifer Aniston u shpreh për emocionet e forta që ka ndjerë gjatë xhirimeve të filmit “Friends: The Reunion”.

Ylli tha se e kishte të vështirë për të përpunuar përvojën pasi kujtimet e herëve të mëparshme iu kthyen asaj, duke sjellë ndjenja që nuk ishte e përgatitur t’i përpunonte në atë kohë.


Top Channel

Banner

Related posts

Efi kërkon të lërë pas hatërmbetjet dhe të bëjë “paqe” me Luizin dhe Kiarën

admin

Si t’i ruani karotat që të qëndrojnë sa më të freskëta

admin

“Fansi i Luizit tentoi të na përplaste me makinë”, Tea rrëfen eksperiencën e frikshme pas eliminimit nga Big Brother VIP

admin

Leave a Comment