SPORT

Jo vetëm në Prishtinë, ndodh edhe në Londër, Dortmund vonohet për ndeshje

Tollovitë në trafik janë shndërruar në problem serioz. Me këtë sfidë përballet kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, por edhe Londra.

Pikërisht për shkak të kolonës në kryeqytetin anglez, autobusi i Borussi Dortmund nuk ka arritur me kohë për ndeshjen me Chelsean.

Ashtu si dhe në finalen e madhe të UEFA Champions League, ku ndeshja u vonua për rreth 30 minuta për shkak të trafikut të rënduar në rrugët e Parisit, një gjë e tillë ka ndodhur dhe ditën e sotme.

Përballja Chelsea-Borussia Dortmund ka nisur me 10 minuta vonesë, kjo për arsye se autobusi i gjermanëve të Borussia Dortmund u vonua për shkak të trafikut të rënduar në Londër, gjë që solli shtyrjen prej 10 minutash nga UEFA.

Banner

Related posts

Kozniku me mesazh prekës për ish-trajnerin e tij

admin

Rashford tregon përvojën me ish-trajnerin Van Gaal

admin

Endrick më mirë se Ronaldo Nazario dhe Neymar

admin

Leave a Comment