KOSOVË

Jemi afër themelimit të Fondit Sovran të Kosovës

Kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti deklaroi sot se vendi është afër themelimit të Fondit Sovran.

Kurti theksoi se gjatë qeverisjes dyvjeçare kanë shënuar rezultate si në ekonomi, kanë punuar në luftën kundër kurropsionit e po ashtu tha se janë bërë ndryshime në ndërmarrjet publike, duke i kthyer ato nga ndërmarrje që ishin me humbje ato me profit.

Në konferencën e Fondit Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, Kurti përmendi edhe ndërmarrjet kryesore që do t’i barten këtij fondi.

“Qeveria jonë qëndron prapa vizionit duke besuar që një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim ekonomik, krijim të profitit për shtetin mes investimeve të mençura, e me gjenerim për gjeneratat e ardhshme. Të gjitha këto me qëllim të krijimit makroekonomik të bazuar në kornizë politikash të investimeve të qarta  përmes dispozitave ligjore të parashikueshme”, tha Kurti.

Ndërkaq, René Schlee, drejtor ekzekutiv i “Friedrich Ebert Stiftung”  u shpreh se krijimi i Fondit Sovran do të jetë një hap domethënës për Kosovën.

“Ne gjithmonë besojmë shume se ky do të jetë një hap domthenes për shtetin e Kosovës dhe të krijojë një lloj rrjeti ekonomik të zhvillimit të qëndrueshëm. Besojmë se do të jetë bazë e qëndrueshme për zhvillimin e Kosovës dhe për një shoqëri të drejtë. Për këtë arsyeje jemi mbledhur dhe i kemi kushtuar vëmendje, kam kënaqesinë se themelemi i këtoj fondi është bashkëpunim i frytshëm”, tha Schlee.

Banner

Related posts

Publikohet deklarata nga Prokuroria, autori flet për vrasjen e tetë personave në Serbi

admin

KFOR-i dhe EULEX-i të pengojnë planin e Kurtit

admin

U fut për t’u larë në Liqenin e Ohrit, ndërron jetë 44-vjeçari nga Shkupi

admin

Leave a Comment