AKTUALE

Janevska: Nga marsi paga më të larta për profesorët dhe mësuesit

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në takim me kryetarin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së re kolektive për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në shkollat fillore dhe të mesme.

Përfitoj nga rasti t’ju informoj se në mars të këtij viti do të marrin rritjen e dytë të pagave prej 7%, pasi kanë marrë të parën prej 5% në tetor të vitit të kaluar”, theksoi ministrja.

Ajo tha se takimi me SASHK ishte vazhdimësi e dialogut konstruktiv social, me qëllim të miratimit të një marrëveshjeje të re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.

Janevska theksoi se për herë të parë rritja e pagave lidhet me normën e inflacionit, për të siguruar një rritje reale të të ardhurave të punonjësve në arsimin fillor dhe të mesëm.

Banner

Related posts

Ramiz Lladrovci: Presidenti Trump nëpërmjet normave doganore, tregoi se kë ka mik e kë më pak mik!

Gjyla Halili

2 VJET PAS SHPALLJES “QYTETAR NDERI” I PRIZRENIT TË UDHËHEQËSIT ALI AHMETI 

Gjyla Halili

Shoqata alpiniste ” Nivishta” Reka e Epërme realizuan aktivitetin e radhë në relacionin F. Korit- Tauli

Gjyla Halili