AKTUALE

Jakimovski arriti të mbledh nënshkrimet në garën presidenciale, ndërkohë Pendarovski filloi procedurën për nënshkrimet

Kryetari i Komunës së Kraposhit, Stevçe Jakimovski, ka arritur të grumbullon 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të zyrtarizuar kandidaturën e tij në garën presidenciale. Ai njoftoi që janë mbledhur 10 372 nënshkrime, transmeton .

“Nënshkrimet janë mbledhur, beteja sapo ka filluar. Kur nuk jam favorit, thjesht jam më i forti, ndërsa qëllimi i parë është hyrja në xhiron e dytë”, deklaroi Jakimovski, duke vlerësuar që do ta kthen rëndësinë e funksionit të Presidentit të Maqedonisë.

Ai përsëri theksoi që Maqedonia e Veriut ka nevojë për president të guximshëm dhe jo marionetë.

Ndërkohë Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar që kandidati Stevo Pendarovski ka dorëzuar nismën për mbledhjen e nënshkrimeve.

“Sot, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve është dorëzuar Iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e Stevo Pendarovskit. Nënshkrimet do të mblidhen në Njësitë/Zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në të gjithë territorin e vendit”, njoftoi Komisioni.

Zgjedhjet e shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare do të mbahen më 8 maj. Nëse do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.

Ndryshe, prej gjithsej 11 kandidatëve, deri tani Bujar Osmani nga BDI-ja, Arben Taravari nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM kanë arritur të sigurojnë nënshkrimet.

Banner

Related posts

SHBA me sanksione të reja kundër Rusisë, vë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte

Gjyla Halili

Aziri: I çuditshëm komunikimi i Taravarit përmes “Facebook”

Gjyla Halili

Shpallen konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori”

Gjyla Halili