AKTUALE

Ja sa qytetarë të Maqedonisë pritet të dëbohen nga SHBA, pas paralajmërimeve të Trump

Administrata e Donald Trump planifikon të dëbojë 341 persona në Maqedoni. Kjo është bërë e ditur nga listës e publikuar nga “NEXTA”, ku shihet se ka 1,445,549 banorë të SHBA-së që pritet të depërtohen në vendet e tyre.

Sipas listës, në Maqedoni duhet të deportohen 341 persona.

Numri më i madh i banorëve do të deportohen në Honduras, pra 261.651 persona.

Nga vendet fqinje, lista përfshin 118 persona që duhet të deportohen në Kosovë, 727 në Bullgari, 211 në Greqi, 1874 në Shqipëri dhe 50 në Serbi. Interesant është fakti se në listë ka 845 persona që pritet të deportohen në Jugosllavi, një vend që nuk ekziston më, por edhe në vendet inegzistente si BRSS dhe Çekosllovakia.

Banner

Related posts

BDI denoncon trajtimin çnjerëzor të 76 punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike

Gjyla Halili

Lloga takon ambasadorët: Meidani, Ludva dhe Radukov

Gjyla Halili

Vendosen lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të viktimave në Koçan! Mexhiti: Jemi bashkë

Gjyla Halili