AKTUALE

Ja konkluzionet nga mbledhja e jashtëzakonshme e kryesisë së ngushtë të BDI-së

Mbrëmë, Kryesia e Ngushtë e Bashkimit Demokratik për Integrim u mblodh për të vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar nga seanca e planifikuar e Gjykatës Kushtetuese në 11 Dhjetor , që synon të shfuqizojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe, nëpërmjet kësaj, të çmontojë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit dhe paqen që ajo ka ndërtuar.

Kryesia e Ngushtë vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime dhe përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike. Përballë kësaj situate të papranueshme, Kryesia e Ngushtë vendosi që të thërrasë organin më të lartë të partisë të hënën, për të marrë vendime mbi hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin.

Njëkohësisht, edhe një herë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme.

BDI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha arritjeve që garantojnë barazinë dhe paqen në Maqedoninë e Veriut. Në këto momente vendimtare, i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe faktorëve ndërkombëtarë të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit

Banner

Related posts

Kryetari Dehari për Ditën e shkollës “Rexhë Rushit Zajazi“: Me arritjet tuaja në shkollë, ne krenohemi!

admin

Mexhiti: Askush nuk do të jetë mbi ligjin, nuk ka rrezik për tensione të reja ndëretnike

Gjyla Halili

Kryetari Ahmeti takoi sot Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike të Malit të Zi

admin