AKTUALE

Ivan Ivanaj:5 Marsi ditë feste për të gjithë ne

Kandidati i “Forumit Shqiptar”, për zgjedhjet e 5 Marsit, Nik Gjeloshaj, ka takuar qytetarët e Trieshit, bashkë me prijësit tjerë të këtij koalicioni dhe të Listës zgjedhore që garon nën numrin 5, për të dhënë mesazhin e unitetit, mesazhin e punës e përkushtimit, projekteve dhe zhvillimit të Tuzit dhe Malësisë.

Fjalë përshëndetëse pati dhe nënkryetari i komunës së Tuzit,Ivan Ivanaj i cili tha:Para katër viteve kur ishim këtu nga një pozicion tjetër,dëgjuam kërkesat dhe shqetsimet e juaja,shpalosëm programin tonë dhe ata premtime që i thamë për banorët e Trieshit,në këtë mandat katër vjeçar i relizuam.

Kjo ndoshta duket pak jo modeste por e them këtë për shkak se konkurentët tanë 10 vite me radhë dalin me të njëjtin program,por përveç se ata i shënojnë në letër dhe ngelen vetëm një premtim që nuk e realizuan kurrë,theksoi Ivanaj.

Sot malësorët e kan shumë të lehtë të vendosin se kujt do tja japin vonën,sepse konkurentët tanë nuk mund të krahasohen as nga dëshira për të ndryshuar dhe zhvilluar Malësinë,e as nga përgatitja profesionale dhe politike me trieshjanin tuaj me malësorin tonë,z.Nik Gjeloshaj,dhe Forumin Shqiptarë,tha Ivanaj

Banner

Related posts

Ahmeti: E dua Maqedoninë po aq sa e duan Mickoski e Cërvenkovski! Është vendi im, këtu kam gjyshërit dhe varret

Gjyla Halili

Ndërron jetë babai i Izet Mexhitit

Gjyla Halili

Murati thotë se tri ligjet e dërguara nga opozita në Kushtetuese po mbahen “të bllokuara në emër të interesit publik”

admin

Leave a Comment