AKTUALE

Ivan Ivanaj: Bashkimi i shqiptarëve është forca jonë!

Tri parti politike u shkrinë në një subjekt të vetëm politik, me një qëllim të përbashkët – ruajtjen dhe forcimin e unitetit të shqiptarëve në Malësi dhe në Mal të Zi.

Kështu është shprehur Ivan Ivanaj, duke theksuar se bashkimi nuk ka të bëjë vetëm me unitetin politik, por mbi të gjitha me nevojën për një përfaqësim sa më të bashkuar të shqiptarëve.

“Partitë janë mjet, ndërsa bashkimi ynë është qëllim. Qëllimi ynë është të ruajmë unitetin, të forcojmë zërin e shqiptarëve dhe të punojmë së bashku për përparimin e Malësisë dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi”, është shprehur Ivanaj.

Ai ka theksuar se dera mbetet e hapur për të gjithë ata që besojnë në bashkim dhe përparim.
“Kushdo që dëshiron bashkim dhe përparim, është i mirëseardhur në familjen më të fuqishme politike të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka porositur Ivanaj.

Sipas tij, bashkimi i forcave politike shqiptare është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët në Malësi dhe në Mal të Zi.

Ja postimi plotë:

Tri parti u shkrinë në një, me një qëllim të vetëm: ta ruajmë unitetin.
Jo vetëm unitetin politik, por mbi të gjitha unitetin e shqiptarëve në Malësi dhe në Mal të Zi.
Sepse partitë janë mjet, ndërsa bashkimi ynë është qëllim.
Kush don bashkim dhe përparim, është i mirëseardhur në familjen më të fuqishme politike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Banner

Related posts

Osmani nga Lubjana: Nëse mbajmë zgjedhje të parakohshme këtë vit, hapim dritaren e parë katërvjeçare të reformave

Gjyla Halili

Ali Ahmeti sonte takon popullin në Studeniçan

Gjyla Halili

Osmani nga lagjja e tij: Ju faleminderit shokë!

Gjyla Halili