AKTUALE

Ismaili në Tetovë mbledh kryesinë e asamblesë së gruas në ASH

Kryetarja e Asamblesë së Gruas në ASH-Taravari, Elfete Ismaili gjatë ditës së djeshme në Tetovë ka asamblenë e gruas së ASH-së ku kanë diskutuar për zgjedhjet lokale dhe për përfaqësimit edhe më të fuqishëm e të barabartë në të gjitha nivelet vendimmarrëse.
Mbrëmë, në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë të Asamblesë së Gruas.

Temë diskutimi ishin, zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që po afrohen.

Në një atmosferë bashkëpunuese, theksuam

rëndësinë e përfshirjes dhe përfaqësimit edhe më të fuqishëm e të barabartë në të gjitha nivelet vendimmarrëse.

Asambleja e Gruas mbetet e përkushtuar për të qenë zë i fuqishëm i ndryshimit dhe forcë aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë.” shkruan Ismaili.

Banner

Related posts

Aktivisti rinor, Esati ngre alarmin për qentë endacak në Tetovë

Gjyla Halili

Brigada 112 “Mujdin Aliu” bën homazhe në Pollog për 5 Majin, Hazbi Lika: “Dëshmorët janë themeli i lirisë”

Gjyla Halili

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

Gjyla Halili