AKTUALE

REISUL ULEMA H. Hfz. SHAQIR EF. FETAI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E XHAMISË “YMER PRIZRENI” NGA AUSTRIA

Sot, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Irsal ef. Jakupi dhe Drejtorin për Diasporë, Mafiz ef. Rustemi, priti në selinë e BFI-së kryetarin e xhamisë “Ymer Prizreni” në Graz të Austrisë, z. Nasuf Memedi.

Gjatë takimit, Reisul Ulema e informoi z. Memedi për aktivitetet dhe projektet e shumta që Bashkësia Fetare Islame i zhvillon në vazhdimësi, e gjithë kjo falë përkrahjes dhe kontributit të madh të besimtarëve si në vend ashtu edhe në diasporë. Ai gjithashtu theksoi edhe përkushtimin e BFI-së për të thelluar më tej angazhimin dhe mbështetjen ndaj diasporës shqiptare, duke përkrahur çdo iniciativë që synon përmirësimin e kushteve dhe promovimin e vlerave islame në mërgatë.

Nga ana e tij, z. Nasuf Memedi falënderoi Reisul Uleman për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që BFI u jep xhamive shqiptare në diasporë. Ai shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin me institucionet fetare, përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta që do të ndihmojnë në ruajtjen e lidhjeve fetare dhe kulturore mes vendlindjes dhe diasporës.

Në përfundim të takimit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi përzemërsisht xhaminë “Ymer Prizreni” për kontributin e dhënë përmes dorëzimit të mjeteve të Sadakatul-Fitrit në Bashkësinë Fetare Islame. Ai gjithashtu dhuroi Mirënjohje dhe nga një libër të autorësisë së tij për imamin e xhamisë, Dalip ef. Aliu, si dhe për kryetarin Nasuf Memedi, në shenjë falenderimi për bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj vlerave islame në Austri.

Banner

Related posts

Të premten nis vjeshta meteorologjike

admin

Fronti Europian: Presione skandaloze të hapura politike mbi Gjykatën Administrative nga humbësit e zgjedhjeve

Gjyla Halili

Ahmeti në varrimin e Sahit Jasharit: Kontributi i tij për çlirimin e Kosovës do të kujtohet përherë

Gjyla Halili