AKTUALEKOSOVË

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Osmani më këtë rast ka vizituar ushtarët e Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë.

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar”, shkroi Osmani.

“Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës”.

Ajo në fund potencoi se Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje.

Banner

Related posts

Vendi me pagat më të ulëta/ Çmimet në Shqipëri, të dytat më të shtrenjtat në rajon në raport me mesataren e BE-së

admin

Faton Ahmeti: Lidhja e Prizrenit mbetet udhërrëfyes i unitetit dhe vetëdijes kombëtare

Gjyla Halili

Snopçe përmend “Tigrat” dhe punësimet në MPB, thotë se Ligji që po përgatit VLEN-i do të mundësojë përfaqësim në të gjitha instancat

Gjyla Halili