AKTUALE

Ish-myftiu i Strugës i bashkohet ASH-së

Salim Sulejmani, magjistër i teologjisë dhe i njohur si ish-myftiu i Myftinisë së Strugës i është bashkuar ASH-së.

Prezantimin e tij e ka bërë kryetari i ASH-së, Arben Taravari, e që shkruan si më poshtë:

“Aleancës për Shqiptarët i shtohet edhe një figurë e shquar, një intelektual e veprimtar i dalluar nga Struga, Magjistri i Teologjisë dhe Filozofisë Islame, Salim Sulejmani.

Salimi ka vendosur që kontributin e tij për shoqërinë, tani ta japë përmes aktivizmit politik brenda subjektit tonë dhe koalicionit opozitar VLEN.

Salim Sulejmani ka studiuar dhe magjistruar në Jordani, ndërsa për rreth 12 vite ka qenë në krye të Myftinisë së BFI-së në Strugë, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e jetës fetare, duke lënë edhe gjurmë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore në Strugë e jo vetëm.

Ka qenë aktiv në publicistikë si autor, recensent e përkthyes i disa veprave ndërkombëtare. Vjen nga një familje me taban të dëshmuar kombëtar.

Salimi do të jetë një vlerë e shtuar e Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit VLEN. Salim, mirë se vjen në Aleancë e suksese në këtë rrugëtim!”, shkruan Taravari.

Banner

Related posts

Manifestimi jubilar (edicioni XXXV) “Takimet e dom Mikelit 2024” këtë vit i kushtohet 80 vjetorit të lindjes së Presidentit Ibrahim Rugova.

Gjyla Halili

Seancë e Këshillit Gjyqësor, në rend dite pensionimi i gjyqtarëve, ankesat dhe përcaktimi i përgjegjësisë

Gjyla Halili

Qeveria dhe bankierët në takim do t’i precizojnë kushtet nën të cilat sektori i biznesit do të mund t’i shfrytëzojë paratë nga huaja hungareze

Gjyla Halili