AKTUALE

Ish-ministri Haraqija dhe djali i presidentit Rugova, festojnë me Ali Ahmetin

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija dhe djali i ish-presidetit Ibrahim Rugova, Uka, kanë festuar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, zgjedhjen e Talat Xhaferit – kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në një inkuadrim në programin e “RADIO 1”, ata kanë uruar shqiptarët për arritjen e madhe të këtij trinomi prej tre kryeministrash shqiptarë në shtetet e kësaj pjese të rëndësishme të Ballkanit perëndimorë.

“Nga Ilirida, urojmë shqiptarët, koha është ari”, ka thënë Haraqija në “RADIO 1”.

Ndryshe, Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.

Për zgjedhjen e ekzekutivit, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.

Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.Zhurnal.mk

Banner

Related posts

Vlerësimi i Festivalit të Këngës në RTK: Një Analizë e Nevojshme

Gjyla Halili

Deputetja e BDI-së, Dijana Toska, demanton shkrimet e pavërteta në disa media

Gjyla Halili

REISUL ULEMA MER PJESË NË KONFERENCËN NDËRKËMBËTARE TË HAXHIT NĒ XHEDDA TË ARABISË SAUDITE

Gjyla Halili