SPORT

Ish-futbollisti i PSG-së kundër Messit: Luan për paratë, jo për tifozët 

Jerome Rothen, ish-futbollist i PSG-së dhe sot një prej opinionistëve me më tepër peshë në kanalet franceze, nuk është i bindur nga ideja që Parisi t’i ofrojë rinovimin Lionel Messit.

Sipas Rothen, “Pleshti” luan vetëm për para.

“Të menaxhosh së bashku kontratat e Mbappesë dhe Neymarit është e vështirë, por nëse u shton këtyre edhe atë të Messit atëherë bëhet e rrezikshme. Unë nuk do t’ia ofroja rinovimin argjentinasit, pasi duket qartë se ai nuk është i përfshirë te PSG-ja. Nëse tifozët e adhurojnë pas çdo pasimi, driblimi e goli, ai kurrë në dy vite nuk ka bërë një gjest për t’i përshëndetur ata. Kjo do të thotë se Mesi në Paris shijon vetëm paratë”, deklaroi Jerome Rothen.

Mediat kanë shkruar se PSG së shpejti do t’i ofrojë Messit kontratë të re.

Banner

Related posts

Përkundër ndalesës, “Intelektualët” u shfaqën në derbi dhe shpalosën një mesazh

admin

Chelsea synon mrekullinë ndaj Real Madridit, ja formacionet e mundshme

admin

Deko, peng në lojën e negociatave të familjës Guler me Realin?!

admin

Leave a Comment