AKTUALE

Isen Shabani shpall kandidaturën edhe për një mandat në krye të Komunës së Vrapçishtit

Kryetari Isen Shabani ka shpallur sonte zyrtarisht kandidaturën për mandatin e tretë si kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

Me këtë hap, ai synon të vazhdojë drejtimin e komunës edhe për katër vite të tjera, duke u bazuar në punën dhe rezultatet e arritura gjatë dy mandateve të kaluara.

Në shpalljn e kandidaturës së Shabanit, mori pjesë edhe kryetari i ASH- së, Arben Taravari. Ai tha se Shabani e meriton edhe një mandat për shkak të sukseseve që ka treguar në menaxhimin e komunës.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Shabani theksoi se motivimi i tij kryesor mbetet përkushtimi i sinqertë ndaj qytetarëve, investimet në infrastrukturë, arsim dhe zhvillim rural. Ai shtoi se besimi që qytetarët i kanë dhënë në dy ciklet e mëparshme, është përgjegjësi që e obligon të vazhdojë me projekte edhe më ambicioze në të ardhmen.

Promovimin e kandidaturës për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Shabani e bëri te Pallati i Kulturës në Negotinë ku nën moton “Ejani ta ndajmë së bashku vizionin për një të ardhme më të mirë!”, të ftuar kanë qenë të gjithë qytetarët.

Banner

Related posts

LSDM: Rriten pensionet për 330.000 pensionistë

admin

114 gjoba në Shkup, 37 për tejkalim të shpejtësisë

admin

Krenar Lloga në pritjen zyrtare të Ambasadorit Meidani për Ditën e Flamuri: Festë dhe krenari kombëtare

Gjyla Halili