AKTUALE

Isen Shabani hap shtabin zgjedhor në Gradec para qindra aktivistëve të koalicionit AKI

Banner

Sonte në fshatin Gradec u bë hapja solemne e shtabit lokal të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ku të pranishëm ishin shumë qytetarë, përkrahës dhe aktivistë të koalicionit nga fshati Gradec.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive dhe mobilizuese, duke shënuar fillimin e një fushate të rëndësishme për zgjedhjet lokale që po afrohen.

Në hapjen e shtabit mori pjesë kryetari aktual i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, i cili njëkohësisht është edhe kandidat i koalicionit AKI për mandatin e ardhshëm.

Në fjalimin e tij, Shabani falënderoi qytetarët e Gradecit për përkrahjen e vazhdueshme dhe theksoi se AKI është forca politike që ofron stabilitet, zhvillim dhe perspektivë të qartë për komunën.

Në këtë ngjarje foli edhe bartësi i listës për këshilltar, Evzal Arsllani, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të secilit aktivist në fitoren e ardhshme të AKI-së.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Gradecit që të qëndrojnë të bashkuar dhe të japin mbështetje të fuqishme në ditën e zgjedhjeve, për të siguruar vazhdimësi në qeverisjen lokale.

Hapja e shtabit në Gradec është pjesë e aktiviteteve të shumta të Aleancës Kombëtare për Integrim nëpër komunat dhe vendbanimet shqiptare, duke shpalosur programin dhe prioritetet e saj për zhvillimin e qëndrueshëm lokal.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet shprehën bindjen e tyre se AKI me kandidatin Isen Shabani do të sjellë fitore të re dhe do të vazhdojë me realizimin e projekteve të rëndësishme për komunën e Vrapçishtit.

Related posts

Manifestimi për shënimin e 30 vjetorit të Menduh Thaçit në politik

admin

Izet Mexhiti kundër vendimit të Qeverisë për largimin e kazinove nga shkollat dhe Xhamitë

admin

Grubi: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D do të kushtojë 1.3 miliardë euro

admin