BOTA

Irani mbyll zyrat e Qeverisë, bankat dhe shkollat, për shkak të të nxehtit përvëlues

Irani ka deklaruar pushim kombëtar dyditor, për shkak të temperaturave tejet të larta, njoftuan të martën mediat shtetërore.

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Ali Bahadori Jahromi, tha se vendimi për t’i mbyllur zyrat qeveritare, bankat dhe shkollat të enjten dhe të mërkurën, erdhi pasi Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi për një rritje të mundshme të rasteve të lodhjes nga nxehtësia, për shkak të temperaturave të larta që e kanë kapluar vendin, raportoi agjencia e lajmeve IRNA.

Në ditët e fundit, qytetet dhe qytezat e Iranit përjetuan temperatura rreth 40 gradë Celsius.

Në kryeqytet Teheran, temperaturat arritën 38 gradë Celsius të martën.

Zyra Meteorologjike ka parashikuar se temperaturat në Teheran në tri ditët e ardhshme do të jenë 39 gradë Celsius.

Ahvaz, kryeqyteti i provincës së pasur me naftë në jugperëndim të vendit, përjetoi temperaturat më të larta të martën, 50 gradë Celsius.

Në vitin 2022, Irani e regjistroi temperaturën më të lartë në Ahvaz, 53 gradë Celsius.

Më gjasë, dita më e nxehtë në historinë moderne në tokë ishte më 4 korrik, kur temperatura mesatare globale arriti 17.18 gradë Celsius. Faji për këtë iu hodh kryesisht ndryshimit klimatik dhe El Ninjos.

Temperatura më e lartë e ajrit në tokë ishte 56.7 gradë Celsius, e regjistruar më 10 korrik 1913, në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara./ REL


Top Channel

Banner

Related posts

Akuza për abuzim seksual në Kishën Katolike, hetimet nisin 30 vite pas vdekjes së peshkopit

admin

“Të sëmurët” nga ai nxehti, në SHBA spitalet nuk përballojnë fluksin

admin

Sërish termët në Turqi

admin

Leave a Comment