AKTUALE

Instituti “Abdilaqim Ademi” sot filloi gjeneratën e katërt të Akademisë së Lidershipit të Grave

Moduli i parë u zhvillua me prezencë të zonjave të interesuara dhe nominuara nga të gjitha degët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Me prezencën e tyre dhe me fjalë motivuese, pjesëmarrëseve iu drejtua Drejtori i Institutit “Abdilaqim Ademi”, z. Valdet Xhaferi.

Nënkryetarët e Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, zonja Arbana Pasholli dhe zotëri Arbër Ademi poashtu adresuan para zonjave të pranishme për sfidat e gruas në politikë dhe lidershipin në perspektivën e partive politike.

Kontribut të theksuar në modulin e parë pati zonja Afërdita Haxhijaha si përfaqësuese e IFES në Maqedoninë e Veriut, të cilën përzemërsisht e faleminderoj!

Si Sekretare për mundësi të barabarta, adresova për sfidat e kaluara dhe vizionin për të ardhmen!

Pyetjet dhe komentet nga zonjat e pranishme pas çdo diskutimi japin shpresë se gjërat po ecin në drejtimin e duhur!

Bashkë jemi më të forta!
#Vazhdojmë

Banner

Related posts

Lëvizja Populli mbajti Kuvendin Themelues të Forumit Rinor

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI NË KABINETIN E TIJ DELEGACIONIN NGA TETOVA

Gjyla Halili

Cuca e Uskanës BESIANA Mehmedi në rolin e plakës në Operen e parë Kosovare të kompozitorit Rauf Dhomi “GOCA E KAÇANIKUT”

Gjyla Halili