AKTUALE

Inaugurimi i presidentit Trump/ Një portal bullgar hedh dyshime për ftesën e Mickoskit – Qeveria, vizitë zyrtare e jo private!

Kryeministri Hristijan Mickoski do të jetë për vizitë pune në SHBA ku do të merr pjesë edhe në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp.

Sic njoftoi press-shërbimi qeveritar, në inaugurimin, Kryeministri do të shoqërohet nga Ministri I Jashtëm, Timço Mucunski, Zv/Kryeministri, Izet Mexhiti dhe Zv/Ministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov.

Por, sipas portalit Bullgar “Lupa”, PR Agjencia amerikane për marrëdhënie me opinionin “Dashl Group”, sic thuhet, me të cilën Shkupi dhe VMRO-DPMNE kanë marrëveshje zyrtare që nga viti 2015, e ka ftuar Kryeministrin Mickoski në Uashington, e jo presidenti I zgjedhur Donald Tramp, pohon ky portal Bullgar duke u thirrur në burime të mirinformuara diplomatike.

Nga Qeveria kanë reaguar ndaj këtij shkrimi duke pohuar se vizita e Mickoskit në SHBA gjatë inaugurimit të Trampit, është vizitë zyrtare e jo private. Gjithashtu potencojnë se Qeveria nuk ka asnjë marrëveshje në fuqi me agjencinë e apostrofuar në tekstin e portalit bullgar.

Banner

Related posts

Kryetari Bexheti jep 14 vendime për mësuesit e rinj në Komunën e Sarajit

admin

Kasami: Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj, të fal vetëm ato persona që e meritojnë

Gjyla Halili

LSDM: Platforma ZNAM 2.0 punon në favor të Mickoskit

Gjyla Halili