AKTUALE

IMAMI XHAMISË SË LARME MIRËPRET SHOQATËN ZVICRANE G.C.M.

Sot, 12.07.2024, Imami Xhamisë së Larme Mr. Emir ef. Kasami mirëpriti Shoqatën Zvicërane GCM (Komuniteti i Krishterëve dhe Myslimanëve në Zvicër) e cila promovon dialogun ndërfetar në Zvicër dhe synon rritjen e mirëkuptimit ndërmjet njerëzve me botëkuptime të ndryshme fetare e kulturore.

Kjo shoqatë udhëhiqet nga Angela Büchel Slatkovic dhe teologu i mirënjohur shqiptar Zeadin Mustafi. Ata me mbi 20 persona përfshirë teologë të krishterë dhe myslimanë vizituan Xhaminë e Larme në Tetovë.

Mysafirët ndoqën nga afër faljen e Namazit të Xhumasë dhe më pas imami Emir ef. Kasami përpara tyre ligjëroi mbi historikun e Xhamisë së Larme dhe vlerat e saj arkitektonike.

Banner

Related posts

Ditmire Shehu: Nëse fillojmë kështu, duhet t’i prishim zgjedhjet në tërë Maqedoninë

Gjyla Halili

Kasami: VLEN do të ndajë 500 milion euro për komunat shqiptare

Gjyla Halili

Mbledhja komemorative për Shpat Kasapin do të mbahen në Komunën e Çairit, jo në Teatrin Shqiptar siç ishte paralajmëruar

Gjyla Halili