AKTUALE

Ilire Dauti mesazh Taravarit: Aq shumë keni folur për demokraci dhe kundër diktaturës, sonte bëre të kundërtën

Pas kryetarit të Kuvendit Qendror, kundër vendimit të kreut të ASH-së, ka reaguar edhe deputetja Ilire Dauti.

Edhe ajo ka kundërshtuar publikisht Taravarin. Sipas Dautit propozimet eventuale për koalicion kalojmë në Kuvend Qendror.

Thotë se deri më tani, vendimi i vetëm që ka kaluar në Kuvend, është që ASH-ja të garojë e vetme në zgjedhje.

Starusi i plotë:

JO, faleminderit!
Lirinë e vendimarrjes së anëtarësisë nuk e këmbejmë me asgjë.
Propozimet jepen në Kryesi dhe aty merren vendimet, pastaj nëse kalojnë aty i përcillen Kuvendit Qendror. I vetmi propozim që ka kaluar në Kryesi të cilin edhe vetë e keni votu është: Aleanca për Shqiptarët te dalë e vetme në zgjedhje.
Aq shumë keni folur për demokraci dhe kundër diktaturës, sonte bëre të kundërtën. Ta ruajmë Aleancën për Shqiptarët dhe vlerat tona që i ndërtuam ndër vite.

Banner

Related posts

“Balanseri”, halë në sy për VMRO-në, po çka i pengon opozitës shqiptare te rritja e përfaqësimit të shqiptarëve që ka sjellë “balanseri”?

Gjyla Halili

BDI: Me mjete demokratike do ta mbrojmë “Shqipen”, edhe nëse kjo çon në një krizë të thellë politike!

Gjyla Halili

Osmani pas Bonit dërgon edhe një pikë shtesë për pasaporta në Bern

Gjyla Halili