Lajme

Ilir Hasani uron Kushtrim Ahmetin për zgjedhjen rektor në USHT: Fitorja e tij dëshmon se vlerat ende vlerësohen

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ilir Hasani, ka uruar Kushtrim Ahmetin për zgjedhjen e tij në postin e rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT).

Përmes një reagimi publik, Hasani vlerësoi se fitorja e Ahmetit është dëshmi se vlerat profesionale dhe njerëzore vazhdojnë të gëzojnë respekt në shoqëri, pavarësisht ndikimeve politike.

“Fitorja e Kushtrimit më bindi se vlerat në shoqërinë tonë nuk kanë humbur, se shoqëria jonë akoma e kultivon bindjen se vlera e një njeriu të ndershëm, të dijshëm dhe të sinqertë është më e fuqishme se dëshirat e partive politike, bile edhe atëherë kur ata pretendojnë se janë të bashkuar”, ka shkruar Hasani, transmeton Zhurnal.mk.

Në fund të mesazhit të tij, deputeti i BDI-së i ka shprehur urimet Ahmetit për detyrën e re, duke shkruar shkurt: “Urime Kushtrim!”.

Kushtrim Ahmeti është zgjedhur rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend, ndërsa zgjedhja e tij ka nxitur reagime dhe urime nga figura të ndryshme të jetës publike dhe politike.

Banner

Related posts

Autoritetet në Bahrein thonë se sulmet iraniane janë një përshkallëzim i rrezikshëm

Admin2

Daut Memishi vijon realizimin e projekteve për sportin, rinovohet zhveshtorja e stadiumit në Tearcë

Admin2

Drejtori i QMK Muhamed Ali: Së shpejti qytetarët do ta kenë në dispozicion aplikacionin “Where Are You”

Admin2