AKTUALE

Ilir Hasani porosi Kostadinovskit: Kush je ti që më poshtëron gjuhën?

Deputeti i Bdi-së, Ilir Hasani ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski.

“Gjykatës Darko Kostadinovski, nëse keni diçka për të thënë, dilni para deputetëve dhe thuajini atë që po ua thoni gazetarëve”- ka shkruar Hasani.

Hasani fton kryetarin e gjykatës që të shkojë në parlament dhe të thotë para deputetëve atë që jua thot gazetarëve.

Ja postimi plotë:

z. Gjykatës Darko Kostadinovski, nëse keni diçka për të thënë, dilni para deputetëve dhe thuajini atë që po ua thoni gazetarëve. Mendimi im dhe i juaji për ligjet e miratuara nga Parlamenti nuk janë aq të rëndësishme kur i themi si Ilir ose Darko, por deputeti Ilir ose Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko kanë një përgjegjësi institucionale bazuar në Kushtetutë dhe ligj.

Kush je ti që më poshtëron gjuhën?

Ne nuk do t’ju shkarkojmë, bëhu Kryetar dhe dilni para deputetëve dhe thuajini atë që ua thoni edhe gazetarëve.

Banner

Related posts

Çitaku për takimin Kurti-Vuçiq: Barrën e dështimit të procesit do ta paguajë rëndë Kosova

admin

Ndërtimi i kullës në qendër të Tiranës, PD përgatit kallëzim penal në SPAK

admin

Lideri Ahmeti sonte takim me popullin në Kumanovë

Gjyla Halili