AKTUALE

Hristijan Mickoski merr mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ja dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili pas zgjedhjeve të 8 majit siguroi shumicën parlamentare me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM, që u konfirmua gjatë zgjedhjes së Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit.

Sipas Mickoskit, negociatat për qeverinë tashmë kanë përfunduar në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare dhe në pjesën e eshalonit të tretë.

“Pres që ta dorëzoj përbërjen e anëtarëve të qeverisë së ardhshme e cila do të votohet para afatit të përcaktuar sipas ligjit dhe Kushtetutës”, tha Mickoski në Kuvend pas dorëzimit të amendamenteve të Ligjit për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore.

Theksojmë që Mickoski ka afat 20 ditë në përmbylljen e negociatave me partitë tjera dhe formimin e Qeverisë së re.

Banner

Related posts

LETËR NGUSHËLLIMIme rastin e ndërimit jetë të H. Hfz. Bajram Ajetit

admin

Rina Ajdari: Protesta e studentëve shqiptarë është një kauzë e drejtë dhe legjitime

Gjyla Halili

Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?

Gjyla Halili