AKTUALE

Homazhe në Bardhaj për 6 Prillin – përkujtohet Kryengritja e Malësisë

Homazhe në Bardhaj për 6 Prillin – përkujtohet Kryengritja e Malësisë
Në kuadër të shënimit të 6 Prillit – Kryengritjes së Malësisë së vitit 1911, përfaqësuesit më të lartë të Komunës së Tuzit bënë sot homazhe pranë shtatores së heroit kombëtar Dedë Gjon Luli, në Bardhaj.

Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit, z. Fadil Kajoshaj, nënkryetarin e Komunës, z. Ivan Ivanaj, si dhe sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj, vendosën kurora lulesh në nderim të kësaj date historike për Malësinë dhe mbarë kombin shqiptar.

Ky përvjetor përkujton Kryengritjen e Malësisë të vitit 1911, e cila shënoi një moment të rëndësishëm në përpjekjet për liri dhe afirmim kombëtar.

Banner

Related posts

Rruga Prizren-Tetovë, Grubi: Projektin e ka realizuar fund e krye Qeveria e RMV

Gjyla Halili

FFM mban Kuvendin e Rregullt, Sejdini: Federata funksionon mirë, por ka edhe gjëra që duhet ti përmirësojmë

Gjyla Halili

Besimi në vizitë pune në SHBA – takime në OKB, FMN dhe BB

admin