AKTUALE

Hiqet grafa etnike nga certifikatat e lindjes!

Gjykata Kushtetuese miratoi vendimin me të cilin hiqet grafa etnike në Ligjin për Evidencë Amë. Paraprakisht kushtetuesja, vitin e kaluar me masë të përkohshme shfuqizoi dhënien e certifikatave me grafa etnike. Me vendimin e sotëm tërësisht hiqet kjo grafë.

Hiqet grafa etnike nga certifikatat. Gjykata Kushtetuese këtë vendim e miratoi në bazë të lëndës me nismë të “Levicës”. Më 20 dhjetor 2023 Kushtetuesja inicoi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të kontestuara të Ligjit për Evidencë Amë, për shkak të cështjes nëse është konform Kushtetutës.

“Prononcimi për përkatësinë kombëtare, nuk është detyrim, por mundësi (e dhënë jo e obligueshme) me çka qytetarët privohen nga e drejta që të mos prononcohen për përkatësinë e tyre etnike. Pjesët e kontestuara të dispozitave nga Ligji për Evidencën Amë, hyjnë në sferën e privatësisë dhe jetës personale të njerëzve, me çka edhe nga ky aspekt Gjykata vlerësoi për pajtueshmërinë e pjesëve të kontestuara nga dispozitat ligjore me nenin 25 të Kushtetutës” – thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Grafa etnike u vendos nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, I cili në majin e vitit të kaluar publikoi udhëzimin për shërbimet amë në bazë të Ligjit nga viti 1995, që u kontestua nga “Levica”.

Gjykata Kushtetuese me 5 qershor 2023 solli vendimin me të cilin përkohësisht e vendosi jashtë përdorimit udhëzimin e Ministrit Lloga, ku certifikatat jepeshin me grafën etnike. /tvklan.mk/

Banner

Related posts

Mustafa, PDK: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fitore Pacollit dhe të nisin hetimet për skandalin e 100 mijë eurove

Gjyla Halili

Studentët e Universitetit të Tetovës u pajisen me certifikata ndërkombëtare në kuadër të trajnimit teknik për transformimin e gjelbër

Gjyla Halili

Hapet fabrika e dytë në Tuz,Gjeloshaj:Për ne çdo i punësuar do të thotë një familje më shumë e mbetur në trojet e veta

admin