AKTUALESHQIPËRI

Hetimi për koncesionin e sterilizimit/ SPAK i komunikon akuzën ish-ministrit Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne.

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen dhe sipas gazetarit të Euronews Albania, Eni Ferhatit, ish-ministrit i është komunikuar akuza shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim për koncesionin e sterilizimit.

Kujtojmë se ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës në daljet e tij mediatike, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.

Banner

Related posts

Festim Halili mer titullin Profesor Ordinar në Univerzitetin e Tetovës

Gjyla Halili

“Paga minimale, 45.000 lekë”/ Rama: Deri në fund të mandatit, do të rrisim edhe pagën mesatare

admin

MANIFESTIM ME RASTIN E LINDJES SË MUHAMEDIT A.S. NGA MEDRESEJA ISA BEU – PRALELJA E VAJZAVE NË TETOVË

Gjyla Halili