AKTUALE

Haziri: Kemi Qeveri që ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese dhe nuk zbaton vendimet e gjykatës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka akuzuar Qeverinë aktuale për disa vendime të marra në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, kjo është shqetësuese.

“Në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese”.

Ai në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës ka thënë se qeveria poashtu nuk ka zbatuar disa vendime të Gjykatës Kushtetuese.

“Po ashtu, nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Politikëbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin”.“Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Banner

Related posts

Kryetari Dehari i përgjigjet Ministrit Limani: Kot e keni ju, z.Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Gjyla Halili

Dispozitat e kontestuara të ligjeve për pagat e gjyqtarëve, para Gjykatës Kushtetuese

Gjyla Halili

Akuzon LSDM: “Bota Serbe” mbi shtetin, VMRO në shërbim të Vuçiqit

Gjyla Halili

Leave a Comment