AKTUALE

Halili: Persona pa peshë meritokratike janë avancuar në pozita kyçe në Tetovë

Nuk kanë të ndalur reagimet pas kongresit të BDI-së.
Festim Halili ish zv.kryeministër nga radhët e BDI-së dhe që ka pasur disa pozita udhëheqëse në drejtori të ndryshme, ka komentuar Kongresin e sotëm të BDI-së si dhe vendimet e marura bashk me kuadrot e zgjedhura.
Sipas Halilit persona pa peshë meritokratike janë avancuar në pozita kyçe në Tetovë.

Me rastin e Kongresit të V-të të BDI-së, uroj mandatin e ri të Kryetarit z. Ali Ahmeti, me shpresën që ky mandat të shërbejë si moment reflektimi i thellë politik dhe moral për rrugën e mëtejme të organizimit dhe përfaqësimit. Kongreset nuk janë vetëm rituale formale të vazhdimësisë, por edhe pasqyra ku duhet parë me ndershmëri kontributi real i individëve dhe drejtësia e përzgjedhjeve. Për vite me radhë, shumë figura që kanë dhënë kontribut të prekshëm intelektual, institucional dhe shoqëror janë përballur me obstruksione të heshtura dhe janë lënë jashtë proceseve vendimmarrëse, ndërkohë që persona pa peshë meritokratike janë avancuar në pozita kyçe, veçanërisht në Tetovë, duke ju besuar çdo pozitë dhe duke shkelur mbi mundin e përkrahësëve, misionarëve e aktivistëve të denjë, e për më tepër, asnjë llogaridhënie për humbjen në 4 cikle zgjedhore rradhazi. Një parti që synon të mbetet relevante dhe e besueshme duhet të rikthejë meritokracinë si parim themelor, të dëgjojë zërat kritikë nga brenda dhe të krijojë hapësirë për ata që kanë dëshmuar me vepra, jo me servilizëm. Vetëm përmes këtij korrigjimi të brendshëm mund të forcohet besimi publik dhe të ndërtohet një vizion politik që i shërben vërtet shoqërisë”, ka shkruar Halili.

Banner

Related posts

Ahmeti pas takimit me presidentin Begaj: Shqipëria do të mbrojë me përkushtim Kushtetutën e saj, gardiane e interesave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të saj

Gjyla Halili

“Interpelanca”, ZNAM kërkon kandidat tjetër në vend të Ilire Dautit / Mexhiti: Dauti mbetet kryetare e komisionit

Gjyla Halili

Thaçi: Ka qenë e planifikuar që PDSH të zhbëhet nga skena politike

Gjyla Halili