AKTUALE

“Habi! Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja?!”, Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta, se mund të jetë e ndershme…

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, ndërsa ‘e lidh’ këtë ngjarje edhe me çështjen McGonigal.

Mes batutave, Berisha, i vendos emrin e të dashurës së McGonigal, Allison Guerriero, e cila edhe zbuloi aferat e përfshira të ish-zyrtarit të FBI-së, si ‘Rozeta’, pastruesja që vodhi në banesën e Alda Klosit.

“Habia Gonigal është kjo! Si ka mundësi që ky njeri të operojë dy vite në Shqipëri me intensitet të madh dhe në fund ta zbulojë dashnorja e tij. Rozeta të themi. Të më falë Rozeta, se nga ana morale mund të jetë e ndershme, pavarësisht se ka vjedhur. Rozeta nuk ka vjedhur, por të gjitha trajcat me para i ka marrë me urdhër të Alda Klosit. Si mundet një grua, pa njohuri të tilla, që të hapë një kasafortë. Por kodin Rozetës ia dha Alda. E kuptoni apo jo?! Ajo zbatoi urdhrat, çoi të fsheh jo 120 mijë, por 700 mijë euro të vjedhura”, tha Berisha.

Banner

Related posts

Mexhiti nga Kumanova: Kemi ilaçin më të mirë për këtë keqqeverisje

Gjyla Halili

Mexhiti: Kush e harron historinë rrezikon ajo ti përsëritet

admin

Asnjë ministër i BDI e ASH në inagurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” – Mexhiti e Gashi, bashkë!

admin

Leave a Comment