AKTUALE

​Guardiola: Dua sërish trofeun e Championsit

Pep Guardiola e ka sfiduar skuadrën e tij Manchester City për të arritur diçka të veçantë dhe për të fituar sërish titullin e Ligës së Kampionëve.

Fituesit e tripletës sezonin e kaluar fillojnë mbrojtjen e kurorës së tyre evropiane teksa presin Yllin e Kuq të Beogradit në stadiumin “Etihad” të martën.

City më në fund i dha fund përpjekjeve disa vjeçare për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë sezonin e kaluar, por, ndërsa Guardiola është krenar për arritjet e tyre, ai mendon se misioni nuk ka përfunduar ende.

“Do të doja të them se për klubin tonë të fitojë Ligën e Kampionëve është e pabesueshme, hera e parë në historinë tonë, por, në perspektivë, sa skuadra kanë fituar një herë Ligën e Kampionëve? Shumë kanë fituar dy, tre, katër, pesë herë. Në perspektivë, ne nuk bëmë asgjë të veçantë. Është vetëm një”, tha Guardiola.

Banner

Related posts

Mexhiti nga Berlini: Investimet e hujaja mundësi e artë për ritjen e standartit jetësorë

Gjyla Halili

Mickoski : Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet, arritëm të jemi të parët në Evropë për investime të huaja dhe e kemi ulur inflacionin

Gjyla Halili

Lladrovci: Prokuroria po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”

admin

Leave a Comment