AKTUALE

Grubi: Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë e bën Ali Ahmeti me kend ta zgjedh ai

Zëvendëskryeminstri Artan Grubi në emisionin Pressing në Tv Klan Macedonia tha se qeverinë e ardhme e formon BDI e Ali Ahmetit me kend të dojë ai.



Grubi shtoi se BDI kryeson në çdo sondazh, duke përmendur dhe rastin e vitit 2017 ku pikërisht BDI u bë faktor kyç që ktheu LSDM-në nga dhjetë vite opozitarizëm, në pushtet.



“Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë e bën Ali Ahmeti me kend ta zgjedh ai! Në e kemi selinë në Reçicë të vogël dhe aty ne jemi Kingmakers në përcaktimet zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit në shkuam me LSDM-në, e sollën në pushtet pas disa viteve opozitë. Kështu ka qënë shpesh, por po e përmendi rastin në 2017-tën që e bënë pushtet LSDM-në pas 10 viteve opozitë, edhe në mandatin e dyte njëjtë, ja e kemi edhe kryeministrin e parë shqiptar, si premtim nga ajo fushatë… Ne në të ardhmen do të kërkojmë që të jemi dhe mandatar për formimin e qeverisë si dhe me 2/3 të zgjidhet edhe presidenti i vendit…”, deklaroi Grubi. /TvKlan.mk

Banner

Related posts

Nikollovski: Bujqit të cilët nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë për vitin 2023, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë vit

Gjyla Halili

Myftiu Dr. Hfz. Selver Xhemaili mirëpriti në takim H. Emin ef. Mersimin imam i xhamisë DRITA në Moudon-Zvicër

Gjyla Halili

KOMPANI E THEMELUAR NË KORRIK 2024 PËRFITON MBI 3.4 MILIONË EURO NGA KOMUNA E ÇAIRIT

Gjyla Halili