BOTA

Greta Thunberg gjobitet për mosbindje në një protestë për klimën

Greta Thunberg është shpallur fajtore dhe është dënuar për mosbindje të urdhrit policor për t’u larguar nga një protestë për klimën në qytetin e Malmos, muajin e kaluar.

Aktivistja suedeze për klimën është deklaruar e pafajshme.

“Veprimet e mia janë të justifikueshme”, i ka thënë ajo gjykatës, sipas gazetës Sydsvenskan.

Gjoba ndaj saj do të bazohet në të hyrat që i ka Thunberg.

Ajo ka qenë pjesë e një grupi të protestuesve që e kanë bllokuar një rrugë për kamionët e ngarkuar me naftë.

Thunberg është akuzuar për mosbindje kur policia i ka dhënë urdhër.

“Unë besoj që jemi në një urgjencë që kërcënon jetën, shëndetin dhe pronën”, ka thënë ajo para gjykatës, duke shtuar se “numër pafund i njerëzve”, janë në rrezik.


Top Channel

Banner

Related posts

OKB: Rivalët e Libisë po i koordinojnë përpjekjet për shpëtim, pas përmbytjeve

admin

Kujdes nga Rusia – Pas skandalit të spiunazhit në Gjermani

admin

Rreth 47,000 ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë, thotë hulumtimi i pavarur

admin

Leave a Comment