AKTUALE

Grenell: Qeveria e Kurtit nuk ishte e besueshme

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për misione të veçanta, Richard Grenell tha se “retorika e Kurtit [kryeministrit të Kosovës] duke pretenduar se është afër SHBA-së, është plotësisht e rreme”.

“Mos u mashtroni”, shkroi Grenell në X.
“Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së që është ofruar nga Presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se është afër SHBA-së dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është plotësisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi ai.

Grenell ndër të tjera tha se administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan.
“Por na duhen partnerë të besueshëm. Qeveria e Kurtit nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprime të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Këtë e kanë bërë edhe BE-ja dhe NATO”, tha ai.

Banner

Related posts

Kryetari Ganiu: Çairi ka potencial të madh për të gjithë

admin

Çfarë fati e pret lokalitetin arkeologjik në Shkup? Asani: Prokuroria të ndërmarrë masa, është shkelur ligji për trashëgimi

admin

Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Gjyla Halili