SPORT

Goretzka i premton besnikëri Bayernit

Leon Goretzka i premton besnikëri Bayernit.

Edhe pse në shtyp ka qarkulluar lajmi se 28-vjeçari dëshiron të nisë një aventurë të re, kjo nuk është e vërtetë.

Në një prononcim për Sport1, shtatlarti qetësoi tifozët e skuadrës së Thomas Tuchel.

Ndërkohë që theksoi se ambiciet e tij dhe të shokëve të skuadrës janë të mëdha.

“Nuk kam plane të tjera, dua të qëndroj te Bayern Munchen për të bërë gjëra të mëdha në sezonin e ardhshëm.

Fakti që fituam sërish titullin kampion, nuk na ngop.

Në sezonin 2023/2024 duam të fitojmë çdo trofe, duam të fitojmë gjithçka”, deklaroi mesfushori gjerman, i cili është pjesë e klubit bavarez prej vitit 2018.

Goretzka u transferua te Bayerni si lojtar i lirë nga Schalke 04. Mesfushori numëron edhe 51 ndeshje e 14 gola me kombëtaren e Gjermanisë, aty ku prej vitesh është një titullar.

/BotaSot/

Banner

Related posts

FC Prishtina 01 fituese e trofeut “Adem Jashari” në futsall

admin

Gazeta “Le Parisien” raporton se ekipi që dyshohet se ka kurdisur ndeshjet në Superligë është Llapi

admin

Martini nuk sheh ngërç te Teuta

admin

Leave a Comment