AKTUALE

Golden Eagle po instalon linjën prodhuese më të madhe në Ballkan!

Pas rritjes së kërkesave në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, Kompania Frutex ka filluar instalimin e linjës së re dhe do të rrisë kapacitetet prodhuese me plus 50,000 kanaçe në orë.

Kapaciteti i përgjithshëm do të jetë 66,000 kanaçe të prodhuara në orë, gjë që e bën kompaninë “Frutex” prodhuesin më të madh në Ballkan.

Tashmë, produktet e kompanisë “Frutex” eksportohen në mbi 30 vende te botës: Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Itali, Zvicër, Gjermani, Suedi, Angli, Belgjikë, Libi, Slloveni, Austri, Francë, Bosnje, Greqi, Finlandë, Kuvajt, Irak, Holandë, New York, Chicago, Pensilvani, Çeki, Australi, Indi, Bullgari, etj.

Kompania “Frutex” ka projektuar rritje prej 50% në eksportin e produkteve Golden Eagle, Natural, dhe Relax në raport me vitin e kaluar.

Përndryshe, përgjatë këtij muaji Fondacioni Golden Eagle do të nisë fushatë bamirësie në Shqipëri.

Banner

Related posts

Situata e tensionuar e sigurisë, MPJD dhe MPB thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni përmes Serbisë

Gjyla Halili

Ramadani nga ASH: Qeveria teknike nuk duhet shndërruar në mjet presioni politik

Gjyla Halili

A po përgatit Gjykata Kushtetuese goditjen e radhës ndaj gjuhës shqipe? A po vazhdon Gjykata Kushtetuese me të njëjtin avaz duke injoruar gjuhën shqipe?

Gjyla Halili

Leave a Comment