SHOWBIZ

Gold AG shfaqet bashkë me Xhakën, Shaqirin dhe Jasharin përpara ndeshjes së Kosovës me Zvicrën

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, së fundmi është takuar me yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.

Fotografinë e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, në Facebook dhe Instagram.

“Xhaka – Shaqiri – Jashari”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Kosova ndërkohë pret ditën e sotme (e shtunë) Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Xhaka si kapiten i përfaqësueses së Zvicrës u paraqit të premten (8 shtator) në një konferencë për shtyp, ku ka shprehur emocionet e tij përpara ndeshjes.

Lojtari me origjinë shqiptare u shpreh se për të është një sfidë e veçantë dhe me shumë emocione.

“Është një ndeshje e veçantë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione”, tha ai.

Xhaka, Shaqiri dhe Jashari ndryshe kanë korrë suksese të mëdha me Zvicrën si dhe shquhen si ndër lojtarët më të mirë të skuadrës.

Banner

Related posts

Doli nga shtypi libri “Dhuna në familje në prizmin e së drejtës“ nga Vedije Ratkoceri dhe Albana Metaj

admin

Ftesë në 5/ Vëllai i Armaldos së BBV “djeg” skenën, pastaj përlotet: Më ka marrë malli

admin

Efektet pozitive të kajsive në shëndetin tonë

admin

Leave a Comment