BOTA

Gjermania akuzon gardianin nazist për bashkëpunim në vrasje

Një burrë 98-vjeçar është akuzuar për bashkëpunim në vrasje si pjesëmarrës në vrasjen e më shumë se 3300 vetëve në një kamp përqendrimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, njoftuan autoritetet gjermane të premten.

Gjermani ishte adoleshent kur punoi si roje SS në kampin e përqendrimit Sachsenhausen midis korrikut 1943 dhe shkurtit 1945. Prokurorët parashtruan se personi i akuzuar ka “mbështetur ekzekutimin mizor dhe keqdashës të mijëra të burgosurve si anëtar i gardës SS ” gjatë kësaj periudhe.

Ndjekja e nazistëve të mbijetuar

Një vlerësim psikiatrik arriti në përfundimin se 98-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i aftë për t’u gjykuar. Megjithatë, duke pasur parasysh moshën e tij të re në kohën e akuzave kundër tij, një gjykatë e të rinjve në Hanau është ajo që do të vendosë nëse do të hapet apo jo proces gjyqësor.

Kampi i Përqendrimit Sachsenhausen ndodhej në veri të Berlinit.  Në fillim, nazistët dërguan në kamp kundërshtarë politikë si komunistë, socialdemokratë, politikanë liberalë dhe konservatorë. Më vonë, ata u ndoqën nga anëtarë të grupeve të tjera të persekutuar nga fashistët: hebrenj, ciganë, homoseksualë.

Ekspertët vlerësojnë se aty u vranë nga 40.000 deri në 50.000 të burgosur: nga uria, sëmundjet, puna e detyruar, eksperimentet mjekësore dhe keqtrajtimi. Duke filluar nga tetori 1941, në Sachsenhausen filluan në një objekt ekzekutimi të ndërtuar posaçërisht, ekzekutimet masive të të burgosurve sovjetikë të luftës.

Një tjetër roje e kampit të përqendrimit u dënua në vitin 2022

Dënimi i fundit, në qershor 2022, ishte ai i një ish-roje të kampit të përqendrimit që punonte në Sachsenhausen, i cili u dënua me pesë vjet burg. “Përmes aktivitetit tuaj ju e mbështetët me dëshirë këtë shfarosje masive”, tha në atë kohë kryetari i trupit gjykues.

I akuzuari megjithatë vdiq në liri në prill: 102-vjeçari kishte apeluar vendimin e dhënë kundër tij. Gjykata Federale e Drejtësisë nuk kishte vendosur deri në vdekjen e tij.

Dënimi i ish-gardianit nazist, John Demjanjuk në vitin 2011 vendosi një precedent në ligjin gjerman, duke lejuar që të tjerët të ndiqen penalisht për veprimet e tyre gjatë Holokaustit. Që atëherë, në Gjermani janë ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore kundër personelit të mbijetuar të SS-ve.

Por për shkak të moshës së madhe të të pandehurve, shumë prej këtyre gjykimeve u desh të anulohen për arsye shëndetësore. Dënimet jo gjithmonë rezultojnë me burgosje. Disa të pandehur kanë vdekur para se të fillojnë të vuajnë dënimin. /DW


Top Channel

Banner

Related posts

Përveç tërmetit, Turqia në luftë edhe me flakët (Foto)

admin

Aktivistët në festë! Gratë në Spanjë mund të shkojnë në pishina publike “topless”

admin

Thatësira dhe pasiguria rreth grurit ukrainas, shqetësim për fermerët amerikanë

admin

Leave a Comment