AKTUALE

Gjergj Prenkoçaj nderohet me titullin “EXCELLENCE” në Lungro: Përulemi para sakrificës së Arbëreshëve

Mbremje Gala Edicioni IV- orhanizuar nga Shteti Italian dhe Arbëreshët-ÇMIMIT “ECELLENCE”-8 GUSHT 2026 🇦🇱❤️🇮🇹

Në Lungro të Kalabrisë, pata nderin dhe privilegjin e madh të nderohem me titullin “EXCELLENCE”, një mirënjohje e çmuar nga vëllezërit dhe motrat e mia Arbëreshe dhe nga përfaqësues të Shtetit Italian.
Është e vështirë të kontrollosh emocionet në një çast të tillë. Është edhe më e vështirë të mbash fjalën para Arbëreshëve, një popull që për më shumë se 550 vjet, edhe pse larg trojeve të veta dhe në një shtet tjetër, ka ruajtur me përkushtim, dashuri dhe fanatizëm të admirueshëm gjuhën, kulturën, traditën dhe identitetin Arbëresh.
Për mua, ky nder nuk është vetëm personal. Është një nder që e pranoj me përulësi në emër të dashurisë, respektit dhe lidhjes së pandashme me Arbëreshët, të cilët ndër shekuj nuk e harruan kurrë origjinën e tyre.
Më dhemb fakti që Arbëreshët, për kaq shumë shekuj, kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat e tyre, ndërsa mbështetja nga dy Shtetet tona Amë ka qenë shumë e vogël, madje në shumë raste pothuajse e munguar.
Megjithatë, Arbëreshët nuk u dorëzuan.
Ata i qëndruan besnikë, gjithmonë, në zemër dhe në shpirt, Kombit Shqiptar. Nuk e harruan gjuhën, nuk e harruan historinë dhe nuk e harruan rrënjën e tyre.
Edhe sot, me krenari të madhe, kudo që ndodhen, ata afirmojnë:
“Jemi Arbëreshë Shqiptarë!”
Ky është një identitet që nuk u shua për më shumë se pesë shekuj. Përkundrazi, u trashëgua nga brezi në brez dhe vazhdon të jetojë në zemrën e çdo Arbëreshi.
Prandaj, titullin “EXCELLENCE” që mora në Lungro, e konsideroj jo vetëm një nder personal, por edhe një simbol respekti për të gjithë ata Arbëreshë që ndër shekuj kanë luftuar për të mbajtur gjallë identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.
Nga zemra, falënderoj vëllezërit dhe motrat Arbëreshe, në veqanti Shoqaten ” Proloco Arbëria” në krye me Savarina Bavasso dhe Kryetaren Rosa Carbone të Lungros për këtë nder të jashtëzakonshëm.
Me plotë përgjegjsi dy motrat Arbëreshe Savarinen Rosen i quajë Heroina te Kauzes Arbëreshe Kombëtare.
Rroftë Arbëria!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë Arbëreshët!
Rroftë gjuha, kultura dhe tradita jonë shqiptare! ❤️🇦🇱❤️🇮🇹
Me respekt dhe mirënjohje të thellë në perjetsi
Gjergj Prenkoçaj

Banner

Related posts

Deputetja Ajdari godet narrativin e Qeverisë rreth ndjenjës dhe etnisë

Gjyla Halili

Sot mbahet kuvendi i dytë i ASH-së, i thirrur nga Sela

Gjyla Halili

Xhaferi në Prishtinë do takohet me Osmanin dhe Begajn

Gjyla Halili