SHQIPËRI

Gjendet e vdekur një 80 vjeçare, dyshohet se u godit me shkop druri nga bashkëshorti i saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Përmet ku një 80-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me shkop nga bashkëshorti i saj. Përmet/ Informacion paraprak. Rreth orës 06:30,…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Përmet ku një 80-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me shkop nga bashkëshorti i saj.

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Banner

Related posts

Presidenti Begaj takim me Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s është detyrim, Rusia përbën kërcënim

admin

Bisedimet Shqipëri-Greqi/ Klima pozitive, pritet vetëm dhënia e lejes nga dy presidentët

admin

KQZ shtyn regjistrimin e PD-së me kryetar Bashën, Celibashi: 48 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin

admin

Leave a Comment