AKTUALE

Gjeloshaj pret në takim ambasadoren e Shqipërisë Zhaklina Peto

Zv. Kryeministri për çështje ekonomike në Mal të Zi , njëherit ministër i ekonomisë Nik Gjeloshaj sot ka pritur në takim ambasadoren e Shqipërisë, Sh. S. Zhaklina Peto.
Në takim është diskutuar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e rëndësishme, veçanërisht në ekonomi, infrastrukturë, kulturë, turizëm dhe fusha të tjera.
Ja postimi i plotë:Sot u takova me ambasadoren e Shqipërisë, Sh. S. Zhaklina Peto.Ambasadores i shpreha mirëseardhjen, duke theksuar se si dy vende mike që kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim të ngushtë, ndajmë vizion të përbashkët euroatlantik.Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e rëndësishme, veçanërisht në ekonomi, infrastrukturë, kulturë, turizëm dhe fusha të tjera.Në fund të takimit, theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe u dakorduam që të vazhdohet bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët.NGJ
______

Banner

Related posts

Revolucioni që përfundoj në iluzion!

admin

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Gjyla Halili

Sela: Fronti Europian garanton që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e e gjeopolitikës perëndimore

Gjyla Halili