AKTUALE

Gënjeshtër parazgjedhore: Mjaftë i mashtruat shqiptarët me kontrata fiktive!

Banner

Nga Gent Aliu

Gënjeshtër parazgjedhore: Mjaftë i mashtruat shqiptarët me kontrata fiktive!

Kur u tha se në 3 muajt e parë të qeverisjes do të punësoheshin 3000 shqiptarë, premtimi u shfaq si një hap drejt barazisë. Por shumë shpejt, realiteti tregoi të kundërtën. Fillimisht, vetë z. Izet Mexhiti e paralajmëroi këtë si arritje, por u demantua nga Kryeministri Mickoski. Pastaj ky premtim u zhvendos për “pas Vitit të Ri”, më pas për marsin, prillin, dhe tani del fjala “para zgjedhjeve lokale”.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarëve u serviren gënjeshtra të ambalazhuara si “punësime”. As nuk është hera e parë që kontratat fiktive përdoren për të blerë heshtjen dhe votën e qytetarëve.
Por kjo duhet të jetë hera e fundit!

Në rebalansin e fundit të buxhetit nuk janë paraparë mjete për punësime të reja. Prandaj, pyesim publikisht: me cilin buxhet do të realizohen 2500 punësime të premtuara nga Zek “Olur-Olmazi”? Apo gjithçka është pjesë e një skenari të njohur për të mashtruar shqiptarët, siç ka ndodhur në të kaluarën?

Aleanca për Shqiptarët e ka thënë qartë se barazi nuk ndërtohet me manipulime, por me politika të drejta dhe transparente. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe nuk do të pranojnë të trajtohen si votues naivë, të cilëve u hidhen premtime boshe sa herë afrojnë zgjedhjet.

Ky nuk është ndryshimi për të cilin luftuam.
Shqiptarët meritojnë dinjitet, jo kontrata fiktive!

Related posts

Ali Ahmeti: Rusia ka hyrë në çdo segment shoqëror, t’i themi JO Rusisë, PO Europës

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi nga Sellca: Me investimet e reja, nxënësit mësojnë në kushte moderne ndërsa mësimdhënësit kanë paga më të dinjitetshme

Gjyla Halili

Pacienti sulmon dy punonjës të Spitalit Klinik në Tetovë – arrestohet 23-vjeçari nga Tearca

Gjyla Halili