AKTUALE

Gashi: Ky shtet do të bëhet i drejtë

“Ky shtet o do të bëhet i drejtë e pa korrupsion o do të falimentojë krejt”. Ky ishte zotimi i kreut të Alzernativës, Afrim Gashi në përmbyllje të fushatës për garën presidenciale në Gostivar.
Sipas tij, kryefjala e angazhimit politik të koalicionit VLEN është pikërisht drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit.
Prandaj, “mund t’ju them se për temat e tjera edhe mund të bëjmë ndonjë kompromis për mënyrat dhe afatet e realizimit, por le ta dinë edhe partnerët tanë të nesërm qeveritarë se kur bëhet fjalë për këtë çështje, aty nuk kemi asnjë tolerancë dhe asnjë kompromis”.

Ndërkaq, mijëra qytetarë të Gostivarit kanë konfirmuar se janë pro ndryshimit dhe se me 24 prill do ta votojnë për President Arben Taravarin.

Sipas Gashit, Taravari nuk është kandidat vetëm i koalicionit VLEN, por është emri i përveçëm i përfaqësimit të shqiptarëve në këtë garë zgjedhore.
“Dr. Arbeni është në këtë garë për ta bërë betejën si shqiptar dhe për të kaluar në raundin e dytë, në mënyrë që shqiptari në këtë vend të mos jetë vetëm dekor, por të jetë ofertë e cilësi me përmbajtje, që është alternativë për krizën e përgjithshme të përfaqësimit që e ka kapluar këtë shtet”, ka thënë Gashi.

Banner

Related posts

Bujar Osmani : Jam i vetmi kandidat shqiptarë për presidentë që pas vete ka 9 parti politike dhe 4 komunitete

Gjyla Halili

Imeri: Koalicioni VLEN siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare

Gjyla Halili

VLEN: BDI e zhytur në korrupsion është pengesë për drejtësinë e vërtetë në rastin e Llaskarcës

Gjyla Halili