AKTUALE

Gashi: Kuvendi nuk do ta kundërshtojë nismën për shkarkimin e Ljupço Kocevskit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se Kuvendi do të veprojë sipas procedurave nëse nga Qeveria vjen propozimi për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski, edhe nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë jep mendim negativ.

Nëse marrim një iniciativë të propozuar nga Qeveria, me gjasë do të na duhet ta shqyrtojmë atë në mënyrë më të detajuar, por ne udhëhiqemi nga procedurat që kemi. Pastaj, nëse propozimi votohet dhe dikush thirret në kushtetutshmëri, atëherë Gjykata Kushtetuese është kompetente të vlerësojë nëse Kuvendi ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Ne nuk e vlerësojmë kushtetutshmërinë dhe rregullsinë në procedurë”, tha Gashi për “360 Gradë”.

Ai ka theksuar se si kryetar i Kuvendit është i obliguar të veprojë sipas Rregullores së Punës, Ligjit për Kuvendin dhe Kushtetutës dhe se çdo propozim që i plotëson këto kritere do të futet në procedurë.

Banner

Related posts

MURATI: PERSONAT E PAPUNË TË APLIKOJNË PËR GRANT NË VLERË NGA 5 DERI 10 MIJË EURO

admin

Bilall Kasami e pranoi donacionin e Serbisë, Bajram Rexhepi: Me ne, kjo nuk kalon!

Gjyla Halili

Delegacioni i Letonisë për vizitë në Kuvend

Gjyla Halili