AKTUALE

Gashi: Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, thotë se Kuvendi është i gatshëm që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe bullgarët, por sipas tij, duhet vetëm vullnet politik.
Kuvendi për sa i përket procedurës është i gatshëm ta fillojë në çdo kohë. Por për të filluar atë proces duhet vullnet politik dhe një marrëveshje që të kemi një perceptim të qartë, që të mos fillojmë diçka që nuk do të funksionojë për ne.

Për sa i përket Kuvendit, shërbimeve dhe procedurës jemi gati. Shpresojmë se do ta arrijmë atë marrëveshje politike sa më shpejt që të jetë e mundur për të filluar atë proces.

Do të doja që të ishte sa më shpejt sepse vërtet mendoj se është e një rëndësie strategjike dhe jetike që sa më shpejt t’i nisim negociatat dhe të bëhemi anëtar i plotë i BE-së”, tha Gashi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Banner

Related posts

ANTON LAJÇAJ, HIJA E PREK CALIT NË SHEKULLIN XXI NGA TUZI NË MICHIGAN

Gjyla Halili

𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊Ë𝐒𝐈𝐀 𝐅𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐈𝐒𝐋𝐀𝐌𝐄 𝐍Ë 𝐌𝐁Ë𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓𝐉𝐄 𝐓Ë 𝐊𝐌𝐒𝐇𝐙-𝐬𝐞̈ 𝐃𝐇𝐄 𝐗𝐇𝐀𝐌𝐈𝐕𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐍Ë 𝐙𝐕𝐈𝐂Ë𝐑

Gjyla Halili

Valon Bilalli zgjidhet kryetar i nëndegës së LD-së në Këshillin Vendor “Teqe” në Tetovë

Gjyla Halili