AKTUALE

Gashi: Albin Kurti nuk është kundër askujt, ai e do të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë

Albin Kurti nuk është kundër askujt. Ai e do të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë. Kështu tha Afrim Gashi, duke u përgjigjur pyetjes së nëse është betejë mes Ali Ahmetit dhe Albin Kurtit.

“Beteja është e shqiptarëve të Maqedonisë. Është VLEN-i nga njëra anë dhe BDI. Mirë është që u bënë dy blloqe dhe shqiptarë ta kanë të qartë se si duhet të votojnë”, u shpreh Gashi.

Ai tha se deputetët do të ndahen në mes VLEN-it dhe BDI-së.

Gashi tha se është e qartë se ku shkon përkrahja e Albin Kurtit por se ai nuk ka betejë me dikë.

“Albin Kurti dhe VV e përkrahin një bashkim të tillë të shqiptarëve, mendoj se edhe Shqipëria duhet ta përkrah një bashkim të tillë”, u shpreh Gashi.

Banner

Related posts

Artan Grubi dhe partia e Izet Mexhitit sot ballë për ballë në rrugën e Bllacës

Gjyla Halili

Arbër Ademi nga Kumanova:“As skeptikët më të mëdhenj s’e kishin menduar s’e do të shkojnë kaq keq të gjitha zhvillimet politike”

Gjyla Halili

Hasani: Vetëm të bashkuar mund ti bëjmë ballë kësaj histerie antishqiptare

Gjyla Halili